Bota

Guterres: Jemi në prag të greminës në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Izraelit që të garantojë qasjen e ndihmave humanitare në Gaza ndërsa Hamasit i bëri thirrje të lirojë pengjet

Şerife Çetin  | 16.10.2023 - Përdıtësım : 16.10.2023
Guterres: Jemi në prag të greminës në Lindjen e Mesme

New York

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Izraelit që të garantojë qasjen e ndihmave humanitare në Gaza ndërsa Hamasit i bëri thirrje të lirojë pengjet, transmeton Anadolu.

Guterres bëri një deklaratë me shkrim lidhur me zhvillimet në konfliktin Izrael-Palestinë. "Jemi në prag të greminës në Lindjen e Mesme", tha ai dhe vuri në dukje se ka dy thirrje të rëndësishme.

Duke i bërë thirrje Hamasit që të lirojë pengjet pa kushte, Guterres tha se "Izraeli duhet të garantojë qasje urgjente dhe pa pengesë për sigurimin e ndihmës humanitare ndaj civilëve në Gaza".

"Në Gaza po mbarojnë uji, energjia elektrike dhe nevojat e tjera bazë", nënvizoi Guterres duke shtuar se OKB-ja ka depo në Egjipt, Jordani, Izrael dhe Bregun Perëndimor dhe se nga këtu mund të transportojë produktet brenda disa orëve.

Pasi vuri theksin se që të dy thirrjet e tij janë të rëndësishme, Guterres tha që të dy elementët duhet të zbatohen pa u bërë temë diskutimi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın