Ekip
03 Shtator 2020•Përditësim: 03 Shtator 2020
Llogaria në Twitter e lidhur me faqen personale dhe aplikacionin celular të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi u hakua mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Faqja e mikroblogjeve konfirmoi gjithashtu se llogaria e cila ka 2.5 milionë ndjekës u hakua dhe deklaroi se ata po hetojnë çështjen.
"Jemi të vetëdijshëm për këtë aktivitet dhe kemi ndërmarrë hapa për të siguruar llogarinë e kompromituar. Po ashtu jemi duke hetuar në mënyrë aktive situatën. Në këtë kohë nuk jemi në dijeni nëse janë ndikuar llogaritë tjera", tha zëdhënësi i Twitter-it në një deklaratë.
Disa statuse të rreme u postuan duke kërkuar nga ndjekësit të dhurojnë në Fondin Kombëtar të Ndihmës së kryeministrit përmes kriptovalutës.
Megjithëse postimet qarkulluan gjërësisht, postimi u hoq nga Twitteri.
Llogaria handle @narendramodi_in në biografi është shënuar si llogaria personale e faqës së internetit dhe aplikacionit në celular të Narendra Modi-t.
Në korrik, disa llogari të figurave të shquara në Twitter u hakuan, përfshirë ato të këngëtarit, Kanye West, gjeniut të teknologjisë Elon Musk dhe kandidatit për president të SHBA-së, Joe Biden.