Gözde Bayar
09 Dhjetor 2020•Përditësim: 09 Dhjetor 2020
Grupi palestinez i Hamasit ka përsëritur angazhimin e tij për rezistencë dhe parimin e mosnjohjes së Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në përvjetorin e tij të themelimit, Hamasi përsëriti angazhimin për unitetin dhe integritetin e popullit palestinez, për rezistencën kundër okupimit, për të mos njohur Izraelin dhe për të kundërshtuar projektet e normalizimit", tha në një deklaratë Maher Salah, kreu i Zyrës së Diasporës.
Duke nënvizuar se Hamasi është i përkushtuar në unitetin e Kudsit si një qytet palestinez dhe hedh poshtë sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa me planet e judaizimit, Salah tha se bllokada kundër Gazës duhet të hiqet.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kundërshtimit të planeve të aneksimit të Bregut Perëndimor nën okupim dhe vazhdimin e punëve të agjencisë së ndihmave të OKB-së për të ndihmuar refugjatët palestinezë, i njohur si UNRWA.
Hamas u themelua njëkohësisht me Intifadën e Parë në vitin 1987 nga udhëheqësit e Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ikhwan) në Rripin e Gazës.