Hamasi liron 3 robër të tjerë izraelitë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza
Ushtria izraelite konfirmoi se është njoftuar nga Kryqi i Kuq se tre pengjet u janë dorëzuar nga Hamasi

Gaza
Grupi palestinez i rezistencës Hamasi liroi tre pengje të tjerë izraelitë sot sipas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin, transmeton Anadolu.
Të tre robërit, Or Levy, Eliyahu Sharabi dhe Ohad Ben Ami, u dorëzuan nga luftëtarët e Hamasit tek përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në qytetin qendror të Gazës, Deir al-Balah.
Një nga robërit e liruar u shfaq me uniformë ushtarake të ushtrisë izraelite ndërsa dy të tjerët të veshur me rroba kafe, njofton korrespondenti i Anadolus.
Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq nënshkruan dokumentet për të pranuar robërit dhe i morën me automjete për t’ia dorëzuar ushtrisë izraelite.
Ushtria izraelite konfirmoi se është njoftuar nga Kryqi i Kuq se tre pengjet u janë dorëzuar nga Hamasi.
Ushtria izraelite do të lirojë 183 të burgosur palestinezë në shkëmbim për tre robërit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.