Bota

Hamasi: Netanyahu pengon marrëveshjen me "Korridorin e Filadelfit"

"Ajo që duhet të bëhet në këtë moment është të zbatohet presion ndaj Netanyahut dhe qeverisë së tij dhe ata të detyrohen që t‘i përmbahen marrëveshjes së arritur më parë", tha Hamasi

Yusuf Alioğlu, Esat Fırat  | 05.09.2024 - Përdıtësım : 05.09.2024
Hamasi: Netanyahu pengon marrëveshjen me "Korridorin e Filadelfit"

Gaza

Hamasi tha se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk dëshiron të arrijë marrëveshje për të ndaluar luftën në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e pengjeve, duke vazhduar të qëndrojë në "Korridorin e Filadelfit" midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, transmeton Anadolu.

Hamasi bëri një deklaratë me shkrim lidhur me këmbënguljen e Netanyahut për të qëndruar në "Korridorin e Filadelfit".

Në deklaratën ku vihen në dukje lajmet në mediat e SHBA-së se Washingtoni ka përgatitur propozim të ri për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushim, thuhet se "Nuk kemi nevojë për propozime të reja".

Më tej tërhiqet vëmendja se Netanyahu nuk dëshiron të arrijë marrëveshje për të ndaluar luftën në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e pengjeve, duke kërkuar që ushtria izraelite të vazhdojë të qëndrojë në "Korridorin e Filadelfit".

"Ajo që duhet të bëhet në këtë moment është të zbatohet presion ndaj Netanyahut dhe qeverisë së tij dhe ata të detyrohen që t'i përmbahen marrëveshjes së arritur më parë. Qëllimi i Netanyahut është të zgjasë luftën në Rripin e Gazës. Paralajmërojmë të mos biem në grackën e Netanyahut dhe lojërave të tij, i cili i përdor negociatat për të zgjatur luftën kundrejt popullit tonë", theksohet në deklaratë.

Netanyahu, mbrëmë përsëriti se nuk do të tërhiqen nga "Korridori i Filadelfit" në kufiri Gaza-Egjipt me justifikimin "për të penguar largimin e pengjeve izraelite jashtë Rripit të Gazës". Netanyahu dhe qeveria e tij akuzohen se nuk bien dakord për një marrëveshje me Hamasin në negociatat mbi armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, duke shtuar nene (pika) të reja në propozimet aktuale.

Përballë kërcënimeve nga partnerët e koalicionit të ekstremit të djathtë për të përmbysur qeverinë nëse ndalojnë sulmet në Gaza, Netanyahu akuzohet se ka sabotuar marrëveshjen e armëpushimit në Izrael dhe në arenën ndërkombëtare.

Nenet që Netanyahu i shtoi në draftin e marrëveshjes dhe veçanërisht këmbëngulja e tij për të mbajtur kontrollin mbi "Korridorin e Filadelfit", vijën kufitare Egjipt-Gaza, theksohet se i kanë vështirësuar negociatat.

Gjatë kësaj periudhe, Izraeli vazhdon dhunën e tij në Rripin e Gazës. Numri i të vrarëve në sulmet që Izraeli ka kryer në më shumë se 10 muaj në Gaza me mbështetjen e SHBA-së, është afërsisht 41 mijë, prej të cilëve kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa fatkeqësia humanitare në rajon po thellohet dita-ditës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın