Bota

Hamasi: SHBA-ja është përgjegjëse për shkatërrimin e veriut të Gazës nga ushtria izraelite

Hamasi tha se administrata e Washingtonit është përgjegjëse për shkatërrimin e pjesës veriore të Gazës nga Izraeli për shkak të mbështetjes së saj politike dhe ushtarake

Amer Fouad Fouad Solyman, Çağrı Koşak  | 17.10.2024 - Përdıtësım : 17.10.2024
Hamasi: SHBA-ja është përgjegjëse për shkatërrimin e veriut të Gazës nga ushtria izraelite

Gaza

Hamasi deklaroi se SHBA-ja është përgjegjëse për detyrimin e palestinezëve për të migruar me "Planin e Gjeneralëve" në veri të Rripit të Gazës, ku Izraeli kreu gjenocid, transmeton Anadolu.

Hamasi bëri një deklaratë për sulmin intensiv tokësor dhe ajror të kryer nga ushtria izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës për 13 ditë.

Deklarata thekson se ushtria izraelite ka "kryer fjalë për fjalë krimin e gjenocidit" në veri të Gazës dhe se sulmet u kryen në kuadër të "Planit të Gjeneralëve" dhe e përshkruan atë si "një nga planet ushtarake më brutale" në historinë moderne që nga periudha naziste".

Hamasi tha se administrata e Washingtonit është përgjegjëse për shkatërrimin e pjesës veriore të Gazës nga Izraeli për shkak të mbështetjes së saj politike dhe ushtarake.


- "Duhet të ndërmerren hapa konkretë"

Hamasi bëri thirrje për "hapa konkretë" në deklaratën e tij në lidhje me Samitin e Bashkimit Evropian (BE) - Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) të mbajtur në Bruksel.

"Në kuadër të thirrjes së samitit për të hapur të gjitha pikat e kalimit në Gaza dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, duhet të ndërmerren hapa konkretë në përputhje me thirrjen e armëpushimit në rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite prej 13 ditësh po kryen sulme intensive tokësore dhe ajrore në kampin e refugjatëve Jabalia, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës.

Ushtarët izraelitë që rrethojnë rajonin synojnë gjithçka që lëviz dhe parandalojnë hyrjen dhe daljen nga rajoni.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın