Bota

Helmim masiv nga ushqimi në restorantet e McDonald's në SHBA, një i vdekur dhe dhjetëra në spital

Të paktën një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë helmuar nga bakteri 'E Koli' i gjetur në hamburgerët në restorantet e McDonald's në 13 shtete të SHBA-së

Şilan Turp  | 31.10.2024 - Përdıtësım : 31.10.2024
Helmim masiv nga ushqimi në restorantet e McDonald's në SHBA, një i vdekur dhe dhjetëra në spital

Ankara

Të paktën një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë helmuar nga bakteri 'E Koli' i gjetur në hamburgerët në restorantet e McDonald's në 13 shtete të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi të dhëna të përditësuara mbi bakteret 'E Koli' të gjetura në hamburgerin "Quarter Pounder" të McDonald's në 13 shtete të vendit.

Në deklaratë thuhet se numri i të helmuarve nga kjo baktere është rritur në 90 ndërsa 27 persona janë shtruar në spital.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se qepët e prera në feta të përdorura në hamburgerët e McDonald's Quarter Pounder mund të shkaktojnë këtë bakter.

Në deklaratë thuhet se përdorimi i këtij materiali është ndalur në restorantet e shteteve të prekura nga bakteria.

CDC njoftoi më 23 tetor se një nga 49 personat që u helmuan nga bakteri vdiq. McDonald's deklaroi se kishte ndaluar shitjen e këtyre hamburgerëve dhe përdorimin e përbërësve të dyshimtë në disa shtete.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın