Bota

Hezbollahu: Gjatë luftimeve në jug të Libanit janë vrarë 17 ushtarë izraelitë

Ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se 9 ushtarë të saj janë vrarë në luftimet në Liban që nga 30 shtatori kur filloi sulmet e saj tokësore

Naim Berjawi, Safiye Karabacak  | 04.10.2024 - Përdıtësım : 05.10.2024
Hezbollahu: Gjatë luftimeve në jug të Libanit janë vrarë 17 ushtarë izraelitë

Bejrut

Hezbollahu njoftoi se 17 ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga Hezbollahu thuhet se "salla e operacionit, bazuar në burimet e saj të besueshme në terren, transmeton se në përleshje janë vrarë 17 ushtarë izraelitë".

Ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se 9 ushtarë të saj janë vrarë në luftimet në Liban që nga 30 shtatori kur filloi sulmet e saj tokësore.

Ushtria izraelite më 30 shtator njoftoi fillimin e sulmeve tokësore të kufizuara dhe intensive kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit.

- Në sulmet e Izraelit në Liban humbën jetën 1.374 persona

Sipas autoriteteve libaneze, gjithsej 1.374 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, janë vrarë që nga 17 shtatori kur shpërthyen pajisjet e komunikimit "pager" të përdorura nga Hezbollahu.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Për shkak të bombardimeve izraelite brenda vendit janë zhvendosur qindra mijëra njerëz. Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut, dhjetëra mijëra persona kanë migruar në Siri.

Ndërsa, Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit. Në këto sulme, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat e ushtrisë në anën izraelite, nuk janë raportuar dëme të mëdha.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın