Bota

Hezbollahu shënjestron bazën ushtarake në veri të Izraelit

Grupi libanez tha se luftëtarët e tij lëshuan raketa të shumta Katyusha drejt bazës kryesore të mbrojtjes ajrore nën komandën e rajonit verior të Izraelit, duke goditur drejtpërdrejt kazermën Birya

Ikrame Imane Kouachi  | 13.09.2024 - Përdıtësım : 13.09.2024
Hezbollahu shënjestron bazën ushtarake në veri të Izraelit

Beyrut

Hezbollahu tha sot se ka shënjestruar një bazë izraelite të mbrojtjes ajrore në kazermën Birya në veri të Izraelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, grupi libanez tha se luftëtarët e tij lëshuan raketa të shumta Katyusha drejt bazës kryesore të mbrojtjes ajrore nën komandën e rajonit verior të Izraelit, duke goditur drejtpërdrejt kazermën Birya dhe duke i vënë zjarrin pjesëve të saj.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se avionët luftarakë izraelitë kryen dy sulme ajrore në agim në qytetin jugor Bint Jbeil. Sulmi i parë goditi një shtëpi, ndërsa i dyti kishte në shënjestër një zonë luginore.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile, por nuk raportohet për viktima.

Tensionet janë rritur përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin mes sulmeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite, ndërsa Tel Avivi po e vazhdon ofensivën kundër Rripit të Gazës, e cila ka vrarë më shumë se 41.100 njerëz që nga tetori i kaluar pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın