Bota

Hezbollahu thotë se lëshoi "breshëri raketash" drejt Izraelit

Ushtria izraelite raportoi gjithashtu se 15 raketa u hodhën nga territori libanez në rajonin e Galilesë në Izraelin verior

Ikrame Imane Kouachi  | 18.10.2024 - Përdıtësım : 18.10.2024
Hezbollahu thotë se lëshoi "breshëri raketash" drejt Izraelit

Ankara

Hezbollahu mori sot përgjegjësinë për një breshëri të madhe raketash që shjënjestruan vendbanimin Zevulun pranë Haifës në Izraelin verior, transmeton Anadolu.

Sipas Hezbollahut, sulmi përfshinte një "breshëri të madhe raketash" të lëshuara nga Libani.

Ushtria izraelite raportoi gjithashtu se 15 raketa u hodhën nga territori libanez në rajonin e Galilesë në Izraelin verior.

Shkalla e dëmeve dhe viktimave mbetet e paqartë.

Paralelisht, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se ushtria izraelite bombardoi Xhaminë e Vjetër në qytetin Majdal Selm në rrethin Tire në Libanin jugor.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Nga 23 shtatori, Izraeli e përshkallëzoi në mënyrë dramatike fushatën e tij masive të bombardimeve në gjithë Libanin kundër atyre që ai pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke vrarë të paktën 1.437 njerëz, duke plagosur mbi 4.123 të tjerë dhe duke zhvendosur më shumë se 1,34 milion njerëz.

Fushata ajrore është një përshkallëzim i luftës ndërkufitare tashmë mbi njëvjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës së tij në Rripin e Gazës tetorin e vitit të kaluar kaluar, në të cilën Izraeli ka vrarë mbi 42.400 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale mes sulmeve brutale të Izraelit në Gaza dhe Liban, Tel Avivi e zgjeroi konfliktin më 1 tetor duke nisur një operacion tokësor në Libanin jugor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın