Sorwar Alam
13 Shkurt 2017•Përditësim: 13 Shkurt 2017
BEJRUT (AA) – Lëvizja libaneze shiite Hezbollah ka mbështetur armëpushimin në Siri i cili u arrit më 30 dhjetor të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Hassan Nasrallah ka deklaruar se lëvizja e tij e mbështet marrëveshjen e armëpushimit mes regjimit sirian dhe opozitës.
"Ne mbështesim marrëveshjen e cila do t'i japë fund gjakderdhjes dhe do të krijojë konsensus kombëtar në Siri", ka thënë Nasrallah.