Yasin Yağcı
09 Nëntor 2015•Përditësim: 09 Nëntor 2015
DEN HAAG (AA) – Në Geleen të Hoiandës erdhi deri tek shpërthimi i zjarrit në pjesën industriale të qytetit ku ndodhet fabrika kimike, raporton Anadolu Agency (AA).
Komuna Geleen njoftoi se zjarri shpërtheu në vendbanimin Chemelot, ku gjendet depoja e prodhimeve sintetike.
Në objektin në të cilin shpërtheu zjarri ndodhet një material i rrezikshëm kimik. Banorët e kësaj zone janë paralajmëruar që të mos dalin jashtë shtëpive për shkak të rrezikut të tymit, si dhe të mos hapin dritaret dhe dyert.
Nga komuna theksuan se ekipet e shërbimit zjarrfikës po vazhdojnë me shuarjen e zjarrit, duke treguar se zjarri shpërtheu në çatinë e godinës.
Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve të qytetit, gjatë shpërthimit të zjarrit nuk ka viktima.