HALEP (AA) – Regjimi sirian dhe grupet e armatosura opozitare duhet "menjëherë dhe pa kushte" të lejojnë shpërndarje e ndihmave humanitare të ndihmës në Halepin lindor, ka thënë Human Rights Watch (HRW) në një deklaratë të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar aktivistët lokalë dhe banorët, grupi i të drejtave të njeriut me seli në New York paralajmëroi se "situata në këtë zonë është e tmerrshme, rritjen e mungesës së ushqimit dhe medikamenteve mjekësore si dhe mundësitë shumë të vogla për të ofrur trajtim mjekësor".
Në deklaratë theksohet se ndihmat nuk kanë arritur në zonat e rrethuara që nga korriku, pavarësisht thirrjeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila kërkonte nga të gjitha palët në konflikt të lejojë mbërritjen e ndihmave.
Zv/drejtori i HRW-së për Lindjen e Mesme, Lama Fakih ka theksuar se pas humbjes së territorit të qytetit nga opozita, banorët po përballen me "mungesë të tmerrshme të ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore".
"Do të ketë pasoja të rënda nëse palët menjëherë nuk lehtësojnë shpërndarjen e ndihmave siç kërkojnë ligjet e luftës", paralajmëroi Fakih.
Rreth 100 mijë banorë të qytetit kanë mbetur nën rrethim nga forcat e regjimit dhe aleatëve të saj në rreth 8.6 kilometra katrorë në Halepin lindorë.
Gjatë 27 ditëve të fundit, rreth 990 civilë janë vrarë në Halepin lindor nga sulmet e regjimit sirian dhe aleatëve të saj, sipas burimeve lokale.
"Bombardimet intensive të koalicionit ruso-sirian ndaj pjesëve të kontrolluara nga opozita të Halepit, kanë shkaktuar gjendjen të tmerrshme humanitare", ka thënë HRW.
Banorët e Halepit lindor i thanë Human Rights Watch se në këtë zonë janë kufizuar qasjet në shërbimet mjekësore dhe se nuk ka energji elektrike, ujë dhe ushqim.
'Masakrat'
Bilal, banor i lagjes së rrethuar lindore Marja të Halepit, i tha Human Rights Watch se situata është bërë dëshpëruese.
"Masakrat janë duke ndodhur kurse bota po shikon. Çdo gjë është jashtë kontrollit tani. Uji është ndërprerë kurse spitalet dhe furrat janë bombarduar", tha ai.
"Artikujt ushqimore janë me të vërtetë të shtrenjta. Mielli është rreth 20 dollarë për një kilogram, sheqer i13 dollarë kilogrami. Buka është reduktuar në vetëm pesë copa buke për familje", potencon Bilal.
"Nuk ka perime dhe ndonjë ilaç, nuk ka karburant për makina. Ne jemi duke i bartur njerëzit e plagosur me karroca", shtoi ai.
Më parë këtë muaj, grupi i të drejtave me seli në New York akuzoi regjimin sirian dhe aleat e saj-Rusinë për kryerje të krimeve të luftës gjatë bombardimeve ajrore njëmujore të Halepit lindor.
Gjithashtu theksohej se ata që kanë urdhëruar dhe kryer sulmet duhet të gjykohen në Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte.
Ahmad Said, mjek në një spital i cili punon nën bombardimet e rënda nga avionët rusë dhe sirianë, për HRW tha: "Sot ne qajtëm për një pacient i cili vdiq në spitalin tonë ... Mjeku nuk mund të bënte asgjë për të ndihmuar atë. I gjithë spitali nuk mund të bënte asgjë".
"Nuk kemi bombola oksigjeni. Pajisjet po na mbarojnë. Nuk kemi repartin e kujdesit intensiv", tha ai.
"Njerëzit hanë nga çdo gjë që ka mbetur, atë që kanë rritur në kopshtet e tyre të vogla. Ata tani shtypin fasulen e bardhë dhe e kombinojnë atë me grurë për të bërë bukë", shtoi ai.
Rrugët të mbushura me trupa të pajetë
Mohamed Abu Xhafer, mjek i mjekësisë ligjore në drejtorinë e shëndetit në Halepin lindor, tha se qyteti është duke përjetuar fatkeqësi.
Ai pohoi se rrugët e qytetit ishin mbushur me trupa të pajetë dhe se sistemi i transportit është bllokuar tërësisht.
"Nuk ka ujë në shumicën e lagjeve, gypat janë në shënjestër të ushtrisë dhe po shkatërrohen. Gjithashtu edhe mjetet e transportit pothuajse janë inekzistente", tha ai.
"Njerëzit mund vetëm. Nuk kanë mbetur mjete për të transportuar të plagosurit, disa janë duke u transportuar në karroca të perimeve", shtoi Abu Jafar.
"Ne nuk kemi kohë për të raportuar dhe për të numëruar viktima. Tani ka 30, 40, 50 trupa të pajetë në ditë dhe ne jemi të tronditur", nënvizon ai.
Omar al-Arab, një fotograf i cili jeton në Halepin lindor, i ka thënë HRW-së se njerëz të zhvendosur ka kudo në qytet "dhe trupat e pajetë po kundërmojnë në rrugë".
Al-Arab vuri në dukje se vetëm disa klinika të vogla janë duke vepruar në zonën me furnizimet jashtëzakonisht të kufizuara.
Përgjegjësia
Përshkallëzimet e fundit vijnë si përpjekje e regjimit të Asadit të mbështetur nga Rusia për të rivendosur kontrollin mbi pjesët e Halepit të cilat katër vjet më parë u morën nga grupet e armatosura opozitare.
Jan Egeland, kryetar i Task Forcës së ISSG të OKB-së për qasje humanitare në Siri, tha se dhuna e vazhdueshme në qytet ka pamundësuar pothuajse totalisht qasjen humanitare.
Pavarësisht pohimeve ruse nga java e kaluar se regjimi sirian do të ndalë sulmet ndaj Halepit lindor për të lejuar civilët të largohen nga zonat e rrethuara, militantët shiit të Iranit kanë penguar largimin e tyre, thonë burimet lokale.
"Qeveritë e Sirisë dhe Rusisë janë përgjegjës për të gjitha mizoritë të cilat po i kryejnë milicitë fitimtarë në Halep tani", tha Egeland në një postim në Twitter.
"Përsërisim apelin tonë urgjentisht ndaj Rusisë dhe Damaskut për të shpallur armëpushim sot, që të evakuojmë grupe të plagosurish dhe të tjerë të rrezikuar nga rrënojat në Halep", tha ai.
Siria u përfshi në një luftë civile shkatërrimtare që në fillim i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it u përpoq të shuaj me forcë protestat pro-demokratike, të cilat shpërthyen si pjesë e kryengritjeve të "Pranverës Arabe".
Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga konflikti.