Bota

Humb jetën edhe një gazetar në sulmet izraelite në Gaza

Me këtë, numri i përgjithshëm i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 177

Muhammed Emin Canik  | 14.10.2024 - Përdıtësım : 14.10.2024
Humb jetën edhe një gazetar në sulmet izraelite në Gaza

Istanbul

Një gazetar tjetër palestinez ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se se Ayman Muhammed Ruwayshid, i cili punonte si kameraman për Televizionin Aksa, humbi jetën në sulmin e forcave izraelite.

Me këtë, numri i përgjithshëm i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 177.

Gjithashtu në njoftimin e zyrës për media apelohet deri te komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare të lidhura me median që të "kalohet në veprim për zbatimin e sanksioneve parandaluese ndaj Izraelit, me qëllim ndaljen e vrasjeve të gazetarëve palestinezë dhe gjykimin e Izraelit në gjykatat ndërkombëtare për shkak të krimeve që ka kryer".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın