Humbi bashkëshortin në luftë, 64-vjeçarja siriane punon si shofere taksie
Duke jetuar në Halep, një qytet i njohur për identitetin e tij konservator, 64-vjeçarja Merjem Faddol, nënë e dy fëmijëve, ushtron një profesion që gratë ngurrojnë ta bëjnë
Ankara
Gruaja siriane nga Halepi me prejardhje armene, Merjem Faddol, pasi e humbi bashkëshortin e saj në luftën civile në Siri, filloi punën si shofere taksie për të mirëmbajtur familjen e saj.
Duke jetuar në Halep, një qytet i njohur për identitetin e tij konservator, 64-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ushtron një profesion që gratë ngurrojnë ta bëjnë.
Faddol, e cila zhvilloi aftësitë e saj të vozitjes duke marrë fshehurazi makinën e babait të saj kur ishte e re, mësoi rrugët e Halepit me makinën e vogël Suzuki që ajo dhe bashkëshorti i saj e blenë pasi u martuan.
Pasi humbi bashkëshortin e saj në vitin 2012, mori përsipër barrën e mbështetjes së familjes dhe filloi të punonte si shofere taksie.
Faddol, me prejardhje armene dhe me pasionin për makinat, është bërë një nga shoferet e pakta femra në Halep.
Ajo gëzon një profesion që gratë në Halep ngurrojnë ta bëjnë, ndërsa vlerësohet nga njerëzit me fytyrën e saj të qeshur dhe energjinë pozitive.
Duke thënë se e sheh profesionin e saj jo vetëm si një burim të ardhurash, ajo tha se kjo është edhe një mënyrë për të dhënë shembull për gratë e tjera të qytetit.
Ajo shpesh thekson se i pëlqen të punojë dhe ëndërron që në të ardhmen t'ua mësojë këtë profesion edhe grave të tjera.
Merjem Faddol tregoi historinë e jetës së saj për Anadolu. Ajo vuri në dukje se ka mësuar të ngasë biçikletë dhe motoçikletë, dhe se ka fituar përvojë edhe në qepje që në moshë të vogël me nënën dhe motrat e saj.
Më vonë, ajo gjeti një punë në fabrikë trëndafili, por edhe filloi të shiste kozmetikë dhe produkte ushqimore me automjetin e saj.
- "Dua të punoj me djersët e ballit"
Pas mbylljes së fabrikës ku punonte, Faddol tha se kishte vështirësi financiare dhe po kërkonte mënyra për të përmbushur nevojat e familjes së saj.
Duke theksuar se vendosi të sfidonte vështirësitë gjatë asaj periudhe, ajo theksoi se i erdhi në mendje për t'u bërë shofere taksie, e cila konsiderohet e rrallë për gratë në shoqërinë siriane.
Faddol nënvizoi se "pasioni për makinat" e nxiti të merrej me këtë profesion dhe tha se në rrethin e saj të ngushtë ishin krijuar dy fronte: ata që "e inkurajonin" dhe ata që "mendonin se kishte devijuar nga tradita".
Ajo deklaroi nuk i interesojnë opinionet negative dhe se e do profesionin e saj si taksiste, të cilin e ka nisur me një veturë "Suzuki", dhe se falë këtij profesioni ka mësuar çdo cep të Halepit.
Po ashtu theksoi se mund të kujdeset personalisht për nevojat elementare të automjetit të saj, siç janë kontrollet e vajit dhe ujit.
Duke u shprehur se vështirësive që ka hasur në profesionin e saj i është përgjigjur me "përvojë jetësore", ajo tha: "Nuk kam pasur asnjë vështirësi. Kam përvojë se si të sillem me njerëzit. Dua të jem taksiste me djersën time".
- Ajo dëshiron të frymëzojë gratë
Ndërkohë, 64-vjeçarja, theksoi se është bërë "figurë e njohur" në qytet dhe tha: "Çdo grua mund të punojë. Të punosh është e vështirë, por vështirësitë na bëjnë më të fortë".
Duke u shprehur se dëshiron të frymëzojë gratë në vend me guximin e saj, Faddol tha se vullneti mund të ndryshojë gjithçka dhe se ajo dëshiron të kujtohet në Halep "me vendosmëri dhe këmbëngulje".
"Le të punojmë të gjithë sa të jemi gjallë. Nuk më pëlqen të marr para nga askush, gjithmonë i kam paratë me djersën e ballit", tha taksistja siriane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
