Bota

Huthit në Jemen njoftuan se të paktën 9 persona humbën jetën në sulmet e Izraelit

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se të paktën 9 persona humbën jetën në sulmet e Izraelit në kryeqytetin Sana dhe Al-Hudaydah

Çağrı Koşak  | 19.12.2024 - Përdıtësım : 19.12.2024
Huthit në Jemen njoftuan se të paktën 9 persona humbën jetën në sulmet e Izraelit

Sana

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se të paktën 9 persona humbën jetën në sulmet e Izraelit në kryeqytetin Sana dhe Al-Hudaydah, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit Al-Mesira të lidhur me Huthit thuhet se 7 persona humbën jetën në sulmin e Izraelit në portin Salif në qytetin Al-Hudaydah në bregun e Detit të Kuq ndërsa 2 persona në sulmin në objektet e naftës në Ras Isa.

"Izraeli ka kryer një sërë sulmesh ajrore në dy rajone të Hudaydas dhe se në Salif dhe Ras Isa janë vrarë 9 jemenas ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Izraeli kreu 4 sulme në termocentralin Haziz në jug të kryeqytetit Sana dhe 2 sulme në termocentralin Zahban në veri", thuhet më tej.

Ekipet e Mbrojtjes Civile u përpoqën të vinin nën kontroll zjarrin në termocentralin Haziz ndërsa shuan zjarrin në Zahban.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın