Adem Şalvarcıoğlu
20 Mars 2018•Përditësim: 20 Mars 2018
ANKARA (AA) – Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka dërguar ndihmë për qendrën e Afrinit, qarkun Mabetli dhe fshatin Kavkabah, të cilat u çliruan nga terroristët e PYD/PKK-së në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga IHH thuhet se familjeve në qendrën e Afrinit, në qarkun Mabetli dhe në fshatin Kavkabah të cilat në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" u çliruan nga organizata terroriste YPG/PKK, u shpërndanë pakot e ushqimit, pakot për fëmijë, bukë dhe pajisje higjienike.
Njëri nga përfaqësuesit e IHH-së, Yakup Alaca, tha se IHH që nga dita e parë kur ka filluar operacioni "Dega e Ullirit" ka dërguar ndihmë për popullatën civile në Afrin.
“Sot në qendrën e Afrinit u takuam me popullatën civile. Popullata e cila në kohën e PKK-së ka jetuar në kushte të vështira, tani më ka fituar lirinë", thotë Alaca.
Më tej në deklaratë thuhet se deri më tani ndihmat kanë arritur tek 2.000 familje.