Şeyma Uzundere
09 Qershor 2021•Përditësim: 09 Qershor 2021
Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 2.219 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 2.219 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 353.528. Ndërsa me 92.596 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 29.089.069.
Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë.
Humbjet e jetëve vazhdojnë ende të jenë mbi 2 mijë. Numri i vdekjeve ditore më 28 prill u rrit deri në 3 mijë, më 8 maj mbi 4 mijë, më 19 maj deri në 4.529 mijë.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.
Numri i të shëruarve në 4 javët e fundit tejkalon numrin e rasteve të reja
Në 24 orët e fundit në Indi janë shëruar 162.664 të sëmurë me COVID-19. Teksa numri i të shëruarve në 4 javët e fundit ka tejkaluar numrin e rasteve të reja, është vërejtur se barra që kjo ka sjellë ndaj sistemit shëndetësor është lehtësuar pjesërisht.
Në vendin ku vazhdon ende trajtimi për 1.231.415 të prekur nga virusi, norma e shërimeve është 94.6 për qind.
Vaksinimet tejkalojnë shifrën 239 milionë
Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë aplikuar rreth 239 milionë e 60 mijë doza të vaksinës.
Në vendin me rreth 1,4 miliardë banorë vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë.
Sipas faqes së internetit "Worldometers" e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është në "vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve".