Bota

Indi, 5 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe goditjes së rrufesë në Xhamu dhe Kashmir

Nga rrëshqitjet e dheut në rajonin e Rambanit humbën jetën 3 persona, mes tyre 2 fëmijë, ndërsa mbi 100 persona u evakuuan për arsye sigurie pas incidentit

Dzihat Aliju  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 22.04.2025
Indi, 5 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe goditjes së rrufesë në Xhamu dhe Kashmir Foto: Faisal Khan/AA

Shkup

Shirat e dendur në rajonin Xhamu dhe Kashmir të administruar nga India shkaktuan rrëshqitje dheu dhe goditje nga rrufetë, raporton Anadolu.

Sipas deklaratave të autoriteteve, raportimet fillestare tregojnë se nga rrëshqitjet e dheut në rajonin e Rambanit, humbën jetën 3 persona, mes tyre 2 fëmijë, ndërsa mbi 100 persona u evakuuan për arsye sigurie pas incidentit.

Ndërkaq në rajonin Arnas si pasojë e goditjes së rrufesë humbën jetën dy persona ndërsa u plagos një tjetër.

Disa rrugë janë mbyllur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın