Ekip
22 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
GAUHATI (AA) – Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje të tokës në pjesën e largët verilindore të Indisë, në kufi me Kinën, ku humbën jetën të paktën 15 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i policisë, Nabin Payeng tha se rrëshqitja ka ndodhur në një kamp pune në Tawang, në qytetin turistik Arunachal Pradesh të premten në mëngjes.