Bota

Indi, rritet në 148 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut

Kreu i Partisë së Kongresit Kombëtar të Indisë, Mallikarjun Kharge i ka cilësuar si "katastrofë kombëtare" rrëshqitjet e dheut në Wayanad

Dilara Karataş  | 31.07.2024 - Përdıtësım : 31.07.2024
Indi, rritet në 148 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut

Ankara

Është rritur në 148 numri i viktimave në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në rajonin Kerala në jug të Indisë, transmeton Anadolu.

Siç raporton "Hindustan Times", autoritetet e rajonit Kerala kanë bërë deklaratë lidhur me rrëshqitjet e dheut dje në zonën Wayanad.

Autoritetet thanë se është rritur në 148 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe se punimeve të kërkim-shpëtimit i janë bashkuar edhe një personel i përbërë nga rreth 600 persona nga ushtria indiane.

Gjithashtu autoritetet në rajonin Kerala në të cilin është shpallur zi, njoftuan se vazhdojnë punimet e kërkimeve për qindra të zhdukur dhe se institucionet arsimore në rajon sot do të jenë të mbyllura për shkak të rrebeshit.

Kreu i Partisë së Kongresit Kombëtar të Indisë, Mallikarjun Kharge i ka cilësuar si "katastrofë kombëtare" rrëshqitjet e dheut në Wayanad.

Dje në rajonin Kerala në jug të Indisë pati rrëshqitje dheu si pasojë e reshjeve intensive, ndërsa u shkaktuan dëme serioze në infrastrukturë dhe në rrugë. Në fshatin Chooralmala të prekur nga katastrofa u shkatërruan 200 shtëpi.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi nga llogaria e tij X shkroi: "Lutjet e mia janë me të gjithë të plagosurit dhe ata që kanë humbur të dashurit e tyre".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın