Bota

India i kërkon Rusisë t'i kthejë qytetarët e saj nga zonat e luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm indian, Subrahmanyam Jaishankar takoi homologun e tij rus Sergey Lavrov në Astana

Ahmad Adil  | 03.07.2024 - Përdıtësım : 04.07.2024
India i kërkon Rusisë t'i kthejë qytetarët e saj nga zonat e luftës në Ukrainë

New Delhi

India ka kërkuar "kthim të sigurt dhe të shpejtë" të shtetasve indianë që luftojnë për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, transmeton Anadolu.

"Ngritëm shqetësimin tonë të fortë për shtetasit indianë që janë aktualisht në zonën e luftës", shkroi ministri i Jashtëm indian, Subrahmanyam Jaishankar në X pas takimit me homologun e tij rus Sergey Lavrov në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, i cili po pret një takim dyditor të këshillit të krerëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Të paktën katër shtetas indianë të rekrutuar nga ushtria ruse janë vrarë në luftën që filloi në shkurt 2022.

Agjencia kryesore e hetimit dhe e ndjekjes e Indisë – Byroja Qendrore e Hetimit – në maj njoftoi arrestimin e katër personave me akuzën e trafikimit të shtetasve indianë për role luftarake në forcat e armatosura ruse.

India është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Rusisë dhe ka rritur në mënyrë eksponenciale importet e saj të naftës bruto ruse në muajt e fundit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të martën se përgatitjet për vizitën e kryeministrit indian Narendra Modi në Rusi "kanë hyrë në fazën përfundimtare".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın