Jeyhun Aliyev
08 Prill 2020•Përditësim: 08 Prill 2020
Së paku 254 persona kanë vdekur në Indonezi që nga fillimi i këtij viti për shkak të etheve dengue, bëri të ditur sot një e përditshme lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve me ethe dengue në vend ka arritur në 39.876, citon e përditshmja “Tempo Siti”, drejtoreshën e sëmundjeve me vektor dhe zoonotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Nadia Tarmizi.
Tarmizi tha se provinca Java Perëndimore në ishull dhe Nusa Tenggara Lindore, provinca më jugore e Indonezisë, janë "zona e kuqe" për ethet dengue.
Në Indonezi, ethet dengue morën jetën e 1.598 personave në vitin 2016, 493 jetë në vitin 2017 dhe 344 jetë në vitin 2018.
Mushkonjat që mbajnë malarian dhe dengue-n shfaqen më shpesh në Indonezi, veçanërisht në sezonin e shirave midis tetorit dhe prillit, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë temperaturë të lartë dhe shirat e zgjatur shkaktojnë një rritje të shumimit të mushkonjave.
Dengue është një infeksion viral i lindur nga mushkonjat, i cili gjendet në klimat tropikale dhe sub tropikale në të gjithë botën, kryesisht në zonat urbane dhe gjysmë urbane.