Bota

Indonezi, nesër në ishullin Bali shënohet "Dita e heshtjes"

Në ishullin Bali të Indonezisë nesër do të mbizotërojë qetësia për shkak të “Ditës së heshtjes”

Mahmut Atanur  | 16.03.2018 - Përdıtësım : 17.03.2018
Indonezi, nesër në ishullin Bali shënohet "Dita e heshtjes"

Xhakartë

XHAKARTË (AA) – Në ishullin Bali të Indonezisë nesër do të mbizotërojë qetësia për shkak të “Ditës së heshtjes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ishullin ku në masë të madhe jeton popullsia hinduse, nesër në kuadër të "Ditës së heshtjes", e cila në gjuhën lokale njihet si “Njepi”, për 24 orë askush, përfshirë edhe turistët, nuk do të dalin në rrugë.

Gjatë gjithë ditës do të anulohen fluturimet, do të ndërpritet qasja në internet të telefonave mobil, kurse nëpër rrugë do të dalin vetëm “Pecalangët”, të cilët kujdesen për respektimin e rregullave.

Në festën “Njepi” e cila besohet se simbolizon “zbritjen e djallit në tokë”, hindusët për një ditë qëndrojnë jashtë aktiviteteve ditore si bisedat, ahengu dhe përdorimi i energjisë elektrike, me qëllim të largimit të fatit të keq.

Ndërkohë, turistët të cilët dëshirojnë të ikin nga ndalesat e "Ditës së heshtjes" në ishulli Bali, i cili është vendi më i frekuentuar i shtetit nga turistët, në përgjithësi shkojnë në ishullin Lombok, në afërsi të këtij rajoni.

Nesër ndriçimi në këtë ishull do të bëhet me qirinj ndërsa disa institucione publike si spitalet do të ofrojnë shërbime për raste emergjente.

Hindusët në këtë ishull, festën “Njepi”, e shohin se hyrje në vitin e ri për të cilin besojnë se pastrohen nga mendimet dhe emocionet e këqija.







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın