Ömer Faruk Yıldız
10 Gusht 2021•Përditësim: 11 Gusht 2021
Në vullkanin Merapi në ishullin Java të Indonezisë pas javës së kaluar është shënuar sërish aktivitet vullkanik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Teknologjike dhe Kërkimore e Katastrofave Gjeologjike (BPPTKG) në një deklaratë njoftoi se Merapi këtë mëngjes ka lëshuar 2 herë llavë dhe se tymrat e shkaktuar kanë arritur në lartësinë 3 km.
Aktiviteti i parë vullkanik është regjistruar në orën 05:58 me orën lokale dhe aktiviteti i dytë në orën 06:43.
BPPTKG për banorët në Yogyakarta paralajmëroi se aktiviteti i katastrofës në rajon është në kategorinë e tretë.
Aktiviteti vullkanik në vullkanin Merapi u përjetua për herë të fundit më 8 gusht.
Në vitin 2010, 347 njerëz vdiqën si rezultat i shpërthimit të lavës së Vullkanit Merapi, i cili ndodhet në qytetin Yogyakarta në ishullin indonezian Java, me një lartësi prej 2.968 metrash.