Mahmut Atanur
15 Qershor 2020•Përditësim: 16 Qershor 2020
Një avion ushtarak i aviacionit indonezian është rrëzuar në krahinën Riau, në ishullin Sumatra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni i prodhimit britanik i llojit Hawk 209 u rrëzua në zonën e populluar Kubang, në rajonin Kabar, lajmëron agjencia indoneziane Antara.
Zyrtari i Zyrës për marrëdhënie me publikun të aviacionit indonezian, Fajar Adriyanto, tha se piloti arriti të katapultojë, dhe se lidhur me rrëzimin e avionit është ngritur hetim.
Zyrtarët rajonal ende nuk dhënë informacione nëse si pasojë e rrëzimit të avionit ka viktima në vendin Kubang.