Ekip
25 shkurt 2016•Përditësim: 25 shkurt 2016
INDONEZI (AA) – Vullkani Sinabung në rajonin indonezian Sumatra Veriore sërish ka shpërthyer dhe tashmë dy ditë nxjerr hi të nxehtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sasinë e madhe të hirit të cilin vullkani e nxjerrë jashtë. Kjo e ka kontaminuar ajrin dhe rrezikon jetën e njerëzve në qytetin e afërt Karo.
Banorët kryesisht përdorin maska për lëvizje në qiell të hapur. Për sasinë e hirit të liruar vullkanik më së miri flet dukshmëria jashtëzakonisht e zvogëluar dhe shtresat disa centimetra të trasha në rrugët dhe shtëpitë në vendbanimet afër vullkanit. Sinabung është i lartë 2.600 metra.