Ahmet Furkan Mercan
07 Korrik 2025•Përditësim: 07 Korrik 2025
XHAKARTË (AA) - Një shpërthim ka ndodhur në vullkanin Lewotobi Laki-Laki në provincën lindore Nusa Tenggara të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Sipas Qendrës për Vullkanologji dhe Zbutje të Rreziqeve Gjeologjike, vullkani në rajonin Flores Lindor të provincës vazhdon të shpërthejë, i pari prej të cilëve ndodhi më 18 qershor.
Pas shpërthimit të fundit në vullkanin Lewotobi Laki-Laki në orën 01:05 sipas kohës lokale, hiri u përhap 18 kilometra në ajër. Retë e gazit gjatë motit të nxehtë që u formuan nga shpërthimi u drejtuan poshtë shpateve të vullkanit. Hiri u shpërnda gjerësisht në fshatrat përreth vullkanit.
Nuk u raportuan viktima nga shpërthimi vullkanik. Pas shpërthimit të vullkanit më 18 qershor, alarmi u ngrit në nivelin më të lartë dhe zona e kufizuar u zgjerua në 7 kilometra.
Lewotobi Laki-Laki, me një lartësi prej 1.584 metrash njihet në rajon si "vullkani binjak" me malin Lewotobi Perempuan. Indonezia, pjesë e "Unazës së Zjarrtë të Paqësorit", është një nga vendet më aktive sizmike në botë, me 130 vullkane aktive.
Nëntë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Lewotobi Laki-Laki në nëntor 2024.