Nicky Aulia Widadio
17 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Autoritetet në Indonezi u kanë bërë thirrje banorëve në shpatin e vullkanit aktiv Semeru në lindje të ishullit Java të qëndrojnë në gatishmëri pasi vullkani ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kombëtare gjeologjike tha se vullkani më i lartë në Java, që shpërtheu në orën 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, lëshoi tym në lartësi 2 kilometra.
Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të nivelit të tretë për të monitoruar statusin.
Ata po ashtu paralajmëruan banorët dhe vizitorët të qëndrojnë një kilometër larg nga krateri aktiv.