Bota

"Indonezia do të qëndrojë krah për krah me Türkiyen në mbrojtje të drejtësisë"

"Ne duam të qëndrojmë krah për krah me Türkiyen në mbrojtje të drejtësisë dhe ndershmërisë në një botë plot pasiguri”, tha Prabowo në adresimin e tij para parlamentit turk në Ankara

Berk Kutay Gökmen  | 10.04.2025 - Përdıtësım : 11.04.2025
"Indonezia do të qëndrojë krah për krah me Türkiyen në mbrojtje të drejtësisë"

Istanbul

Presidenti indonezian, Prabowo Subianto, ka shprehur mbështetje për Türkiyen në ndjekjen e drejtësisë në një botë të pasigurt, raporton Anadolu.

“Ne duam të qëndrojmë krah për krah me Türkiyen në mbrojtje të drejtësisë dhe ndershmërisë në një botë plot pasiguri”, tha Prabowo në adresimin e tij para parlamentit turk në Ankara.

Ai gjithashtu lavdëroi “lidhjet e ngrohta” të vendit të tij me Türkiyen.

"Për ne, Türkiye në fakt është një vazhdim i Perandorisë Osmane dhe ne i kujtojmë marrëdhëniet historike mes nesh", tha Prabowo.

Presidenti indonezian ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Türkiye që nga dita e djeshme.

Siç është planifikuar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, më vonë do ta presë në takim presidentin Prabowo për bisedime zyrtare.

Duke iu drejtuar ligjvënësve turq, presidenti 73-vjeçar indonezian u kthye në nostalgji, duke kujtuar ditët e rinisë së tij.

“Heroi im, ikona ime ishte Mustafa Kemal Ataturku së bashku me sulltanin osman Mehmed II”, tha Prabowo, duke iu referuar themeluesit të Republikës Turke dhe Fatih Mehmet Sulltanit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.