Bota

Indonezia ndalon shitjet në platformat e mediave sociale

Ministri i Tregtisë, Hasan tha se mediat sociale dhe tregtia elektronike duhet të ndahen nga njëra-tjetra dhe të parandalohet përdorimi i informacionit personal për qëllime komerciale

Nuri Aydın  | 27.09.2023 - Përdıtësım : 28.09.2023
Indonezia ndalon shitjet në platformat e mediave sociale

Ankara

Ministri indonezian i Tregtisë, Zulkifli Hasan njoftoi se janë ndaluar shitjet në platformat e mediave sociale, transmeton Anadolu.

Sipas "Tech in Asia", ministri Hasan në konferencën për media në kryeqytetin Xhakarta tha se ndaluan shitjet në platformat e mediave sociale dhe se iu dha një javë kohë për të respektuar rregulloren në fjalë.

Duke vënë në dukje se qeveria synon të mbrojë bizneset që shesin ballë për ballë, Hasan theksoi se me këtë vendim po mundohen të sigurojnë "konkurencë të ndershme dhe të drejtë".

Në deklaratën e tij të hënën, Hasan theksoi se mediat sociale dhe tregtia elektronike duhet të ndahen nga njëra-tjetra dhe të parandalohet përdorimi i informacionit personal për qëllime komerciale.

Ndalimi i shitjeve në platformat e mediave sociale pritet të ndikojë më shumë në TikTok. Thuhet se TikTok ka 325 milionë përdorues aktivë mujorë në Azinë Juglindore, 125 milionë prej të cilëve janë në Indonezi.

Një zëdhënës i "TikTok Indonesia" tha se rregullorja do të ndikonte në jetesën e më shumë se 6 milionë njerëzve në platformë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın