Riyaz ul Khaliq
21 Mars 2019•Përditësim: 25 Mars 2019
Indonezia sot ishte nikoqire e takimit të Forumit të kombeve të Paqësorit Jugor në Xhakarta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pesëmbëdhjetë vende morën pjesë në Forumin e Paqësorit Jugor - Indonezia (ISPF) me temë "E ardhmja jonë, oqeani i përbashkët, prosperiteti i përbashkët", raportoi agjencia e lajmeve Antara.
"Forumi i ISPF-së ka për qëllim rritjen e rolit dhe pranisë së Indonezisë në Paqësorin Jugor", citohet të ketë thënë ministrja indoneziane e Punëve të Jashtme Retno Marsudi.
"Ky takim është shumë historik, sepse për herë të parë, Indonezia organizon një forum me Paqësorin Jugor", tha ajo.
Në Forum është diskutuar për ekonominë detare dhe lidhjen në rajon.