Burak Dağ
11 Tetor 2022•Përditësim: 11 Tetor 2022
Reperit amerikan Kanye West përkohësisht iu ndalua qasja nga Twitter dhe Instagram pas postimit të mesazheve antisemitike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instagrami të shtunën pezulloi llogarinë e West, i cili njihet ligjërisht si Ye, pasi postoi një foto ekrani të bisedës me tekst me reperin Sean "Diddy" Combs, duke sugjeruar se ai kontrollohej nga hebrenjtë.
Pasi Instagram mbylli llogarinë e tij të shtunën, Ye postoi një foto të tij duke kënduar së bashku me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, në Twitter, duke sugjeruar se të dy kishin marrëdhënie miqësore në të kaluarën.
Llogaria e tij në Twitter u pezullua gjithashtu pas një postimi të mëvonshëm në të cilin ai tha se do të bënte "death con 3" ndaj popullit hebre, duke iu referuar dukshëm shkallës së gjendjes së gatishmërisë së mbrojtjes së SHBA të njohur si DEFCON.
Kjo u hoq nga Twitter për shkak të shkeljes së rregullave dhe udhëzimeve të saj, ndërsa llogaria e Ye u pezullua për sharje antisemite.