Bota

Inteligjenca turke neutralizon një terrorist të rangut të lartë të PKK-së në Irakun verior

Murat Keles, i njohur me emrin e koduar "Berhudan Harun", ishte i lidhur me një sulm me raketa të vitit 2016 që synoi një automjet të blinduar të forcave turke të sigurisë në provincën Şırnak të Türkiyes

Hüseyin Cem Dağıstanlı  | 07.02.2025 - Përdıtësım : 07.02.2025
Inteligjenca turke neutralizon një terrorist të rangut të lartë të PKK-së në Irakun verior

Ankara

Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) e Türkiyes ka neutralizuar terroristin Murat Keles, i ashtuquajtur figurë e rangut të lartë e PKK/KCK-së terroriste, në një operacion në Irakun verior, thanë burime turke të sigurisë, transmeton Anadolu.

Terroristi, i cili ishte fshehur për një kohë të gjatë, u neutralizua në një operacion të kryer nga forcat turke në rajonin Hakurk.

Keles, i njohur me emrin e koduar "Berhudan Harun", ishte i lidhur me një sulm me raketa të vitit 2016 që synoi një automjet të blinduar të forcave turke të sigurisë në rrethin Silopi të provincës juglindore Şırnak të Türkiyes.

Përmes rrjetit të saj, inteligjenca turke gjurmoi terroristin, i cili ishte i përfshirë në organizimin e transferimit të eksplozivëve në provincat perëndimore për sulme të mundshme në zonat metropolitane.

I kërkuar nga Türkiye për krime të lidhura me terrorizmin, Keles u identifikua se vepronte në një rol të lartë brenda grupit terrorist PKK/KCK në Irakun verior.

Termi "neutralizim" përdoret nga autoritetet turke për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë vrarë, kapur ose dorëzuar.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare kundër Türkiyes.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja - e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja - ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın