Irak, gratë nga Erbili qëndisin ëndrrat e tyre në qilima të punuar me dorë
Qilimat e prodhuara në punishte, ku janë të punësuar 40 qilimpunuese, të gjitha gra, ekspozohen në kalanë historike të Erbilit dhe u jepen si dhurata subjekteve të huaja diplomatike
Erbil
Qilimat e prodhuara me teksturë kulturore nga gratë që punojnë në punëtorinë Harir, e cila funksionon prej 26 vitesh në qytetin Erbil të Irakut, u ofrohen prej vitesh turistëve dhe mysafirëve të huaj që vijnë në vend, raporton Anadolu.
Punëtoria, e cila u themelua në vitin 1982 në lagjen Harir të Erbilit, u bë aktive me mbështetjen e ofruar nga Qeveria Rajonale Kurde e Irakut (KRG) në vitin 1998.
Qilimat e prodhuara në punishte, ku janë të punësuar 40 qilimpunuese, të gjitha gra, ekspozohen në kalanë historike të Erbilit dhe u jepen si dhurata subjekteve të huaja diplomatike.
Ata u bënë pionierë të 7 punishteve të qilimave në rajon
Duke folur për Anadolu, menaxheri i punëtorinë së qilimave Harir, Mexhid Xhelal, tha se qeveria e rinovoi punëtorinë, siguroi materialet e nevojshme dhe ofroi mundësi punësimi. Ai tha se punimet e para nisën me produkte të vogla.
Irak, gratë nga Erbili qëndisin ëndrrat e tyre në qilima të punuar me dorë https://t.co/7mKsSZii3c pic.twitter.com/94u64HdsxF
"Më pas arritëm në nivelin që ta bënim më mirë punën tonë. Bëmë qilima të mëdhenj të zbukuruar me tekstura kulturore. Aktualisht, të gjithë punonjëset tona kanë përvojë të mirë në këtë drejtim. Punëtoria jonë e kryen punën e saj në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Kulturës dhe Arteve në Erbil, nën Ministrinë e Kulturës", shpjegoi Xhelal.
Ai theksoi se janë pionierët e shtatë punëtorive të qilimave në rajon dhe njoftoi se qilimat i qëndisin me art dhe punë dore, por kanë probleme me marketingun dhe materialet.
Produktet e punishtes ofrohen si dhuratë gjatë vizitave diplomatike
Më tej, Xhelal theksoi se ata morën masa paraprake të sigurisë në punë, sepse materialet e përdorura përfshinin kimikate.
“Ne kemi dy salla ekspozitash në Kalanë e Erbilit, ku ekspozojmë qilimat tona. Turistët shohin punën tonë atje. Vizitohet çdo ditë sepse është bërë me teksturë kulturore dhe punë krahu. Punimet tona preferohen të jepen si dhuratë kur ka një vizitë në rajon ose në një vend të ndryshëm nga rajoni. Për shembull, pikturat tona iu dhanë si dhuratë mysafirëve të nivelit të lartë të Parlamentit Norvegjez, Francës dhe vendeve të tjera".
Punonjësja Jiyan Hishyar, nga ana e saj, tha se ka 15 vite që punon këtu, përkatësisht nga 8 orë në ditë, por duke qenë se puna e tyre lidhet me art, ndihen më pak të lodhur.
Një tjetër punonjëse, Emel Mesud, theksoi se një gabim i vogël mund të prishë të gjithë produktin. Ajo tha se ata bëjnë prova çdo ditë para punës për të shmangur ndonjë gabim.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.