Haydar Hadi
26 Korrik 2016•Përditësim: 27 Korrik 2016
BAGDAD (AA) - Kryeministri i Irakut Haydar el-Ibadi theksoi se vendimin për operacionin e çlirimit të Mosulit nga organizata terroriste DAESH e kanë marrë më herët, raporton Anadolu Agency (AA).
Ibadi gjatë bisedës së tij me prefektin e Mosulit dhe anëtarët e kuvendit në Bagdad, në fjalimin e tij të cilin e bëri nëpërmjet televizionit shtetëror, tha se "Pas fitoreve të mëdha të cilat i kemi arritur kundër DAESH-it dhash udhëzime që data e operacionit për shpëtimin e Mosulit të merret më herët. Pasi që forcat tona do të ofrojnë sigurinë e rrugës mes jugut të Mosulit dhe qytetit Salahaddin ato janë të gatshme për këtë (operacion) dhe ka fuqinë për të manovruar".
Ai tha se forcat e koalicionit ndërkombëtar të formuar kundër DAESH-it kanë patur rol aktiv në ndalimin e kalimit të militantëve të organizatës nga Siria në Irak. Sipas tij, plani i formuar për operacionin e shpëtimit të Mosulit është "Plan Irakian".