Muhammet Kurşun
10 Dhjetor 2020•Përditësim: 11 Dhjetor 2020
Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të gazit në kryeqytetin Teheran të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit shtetëror, shpërthimi ndodhi në vendin Eslamshahr, në afërsi të Teheranit.
Në shpërthimin që ndodhi për shkak të derdhjes së gazit, për vdekje pësuan gjashtë persona.
Zjarrfikësit të cilët menjëherë dolën në terren arritën të shuajnë zjarrin.