Muhammet Kurşun
03 Shkurt 2021•Përditësim: 03 Shkurt 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Iran, 79 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) me çka numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 58.189, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë e Iranit, Sima Sadat Lari bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend 79 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa janë zbuluar 6.870 raste të reja prej të cilëve 701 janë hospitalizuar.
Lari njoftoi se numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 58.189 ndërsa numri i rasteve në 1.438.286.
Ajo tha se gjithsej 3.838 pacientë me COVID-19 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve nga virusi arriti në 1.229.391.
Irani me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh ka kryer 9.449.657 teste të COVID-19.