Bota

Iran, fillojnë përgatitjet për festën e Nevruzit që në vend festohet si Viti i Ri

Nevruzi festohet në Iran si fillimi i Vitit të Ri dhe si lajmërues i pranverës sipas kalendarit islam të përdorur në Iran

Ekip  | 12.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Iran, fillojnë përgatitjet për festën e Nevruzit që në vend festohet si Viti i Ri

Ankara

Qytetarët në kryeqytetin e Iranit, Teheran, kanë filluar përgatitjet përpara festës së Nevruzit e cila në vend festohet si fillimi i Vitit të Ri, raporton Anadolu.

Nevruzi festohet në vend si fillimi i Vitit të Ri dhe si lajmërues i pranverës sipas kalendarit islam të përdorur në Iran.

Nëpër tregjet në kryeqytet janë shtuar lëvizjet pasi qytetarët dynden në tregje për të kryer blerje përpara festës së Nevruzit.

Rrugët dhe bulevardet e Teheranit zbukurohen kryesisht me vezë dekorative të cilat janë simbol i festës së Nevruzit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın