Iran, pjesa perëndimore e vendit goditet nga një tërmet 5.6 ballësh
Siç njoftoi Qendra sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti u regjistrua në orën 07:32 të mëngjesit me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash
Istanbul
Një tërmet me magnitudë prej 5.6 ballë goditi qytetin Haftkel në provincën perëndimore Khuzestan të Iranit, transmeton Anadolu.
Siç njoftoi Qendra sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti u regjistrua në orën 07:32 të mëngjesit me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, pas tërmetit, në rajon u regjistruan dy pasgoditje me magnitudë 4.9 dhe 5 ballë.
Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.