Mahmoud Barakat
28 Gusht 2018•Përditësim: 29 Gusht 2018
ANKARA (AA) – Presidenti iranian, Hassan Rouhani, është përpjekur të mbrojë punën e qeverisë së tij para Parlamentit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raporteve të televizionit shtetëror iranian, presidenti Rouhani iu përgjigj pesë pyetjeve të lidhura me ekonominë, të parashtruara nga ligjvënësit për sanksionet e SHBA-ve, papunësinë dhe zhvlerësimin e rialit iranian.
Presidenti iranian mbrojti punën e qeverisë së tij, duke atribuar vështirësitë ekonomike të vendit në rivendosjen e fundit të sanksioneve të SHBA-ve.
Përderisa ligjvënësit shprehën kënaqësi me një nga përgjigjet e presidentit Rouhani, që kishte te bëjë me sanksionet në sektorin bankar vendas, ata shprehën pakënaqësi me katër të tjerat, subjektet e të cilave do t’i referohen autoriteteve gjyqësore për hetim.
Gjetjet e këtij hetimi më pas do të kthehen në Parlament, i cili pastaj do të vendosë nëse do të regjistrojë besimin në qeverinë e presidentit Rouhani ose jo.
Në muajt e fundit, Irani ka parë rënie të qëndrueshme në disa tregues ekonomikë mes protestave sporadike popullore kundër papunësisë në rritje dhe përkeqësimit të kushteve të jetesës.
Më herët këtë muaj, SHBA-të ri-imponuan sanksione ndaj Iranit pas tërheqjes në maj nga marrëveshja bërthamore e rëndësishme me grupin P5+1 (pesë anëtarët e përherhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania).
Sanksionet kanë për qëllim të pengojnë blerjen e Teheranit nga monedha amerikane, tregtinë e saj të metaleve të çmuara, transaksionet bankare të shprehura në monedhën iraniane, aktivitetet që lidhen me borxhin sovran të Iranit si dhe sektorin e automjeteve në vend.