Ahmet Dursun
23 Prill 2020•Përditësim: 24 Prill 2020
Irani ka raportuar 90 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 5.481 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 1.030 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 87.026.
Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 64.843 persona, ndërkohë që 3.105 pacientë janë në gjendje kritike.
Ai shtoi se deri më tani, në Iran janë kryer 389.507 teste për koronavirusin.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.