Bota

Irani dhe Rusia nënshkruan marrëveshje "bashkëpunimi kundër sanksioneve"

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abdullahian deklaroi se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë kundër sanksioneve ekonomike të vendeve perëndimore

Mustafa Melih Ahıshalı  | 06.12.2023 - Përdıtësım : 06.12.2023
Irani dhe Rusia nënshkruan marrëveshje "bashkëpunimi kundër sanksioneve"

Istanbul

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdullahian deklaroi se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë kundër sanksioneve ekonomike të vendeve perëndimore, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Abdullahian dha një deklaratë për media në Moskë, ku shkoi në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Detit Kaspik.

Ai tha se 26 vende në botë janë subjekt i sanksioneve ekonomike të njëanshme të SHBA-së apo të disa vendeve perëndimore. "Tre vjet më parë, Irani bëri propozim për krijimin e një blloku apo bashkimi me vendet që ishin subjekt i sanksioneve të SHBA-së ose disa vendeve perëndimore. Nënshkruam marrëveshje me Rusinë për këtë çështje", tha Abdullahian

Ministri iranian tha se krijimi i bashkimit në fjalë synon të neutralizojë sanksionet dhe të rrisë nivelet e mirëqenies dhe zhvillimit të vendeve të sanksionuara.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın