Ahmet Dursun
11 Maj 2018•Përditësim: 11 Maj 2018
ANKARA (AA) - Irani ka dënuar sulmet izraelite në Siri, duke paralajmëruar se heshtja e komunitetit ndërkombëtar inkurajon Izraelin për agresivitet, raporton Anadolu Agency (AA).
"Sulmet e regjimit cionist në Siri të cilat mbështeten në pretendime të pabaza, paraqesin shkelje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë dhe njëkohësisht janë në kundërshtim me ligjet dhe normat ndërkombëtare", ka thënë në një deklaratë me shkrim zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi.
Ai nënvizoi se "heshtja e komunitetit ndërkombëtar ndaj këtyre sulmeve inkurajon Izraelin për agresivitet".
Forcat izraelite mbrëmë vonë kryen sulme të ashpra në qytetet Baas dhe Hadar në qarkun Quneitra të Iranit. Në deklaratat e mëparshme thuhet se forcat izraelite kanë interceptuar së paku 20 raketa të shkrepura nga forcat iraniane nga Siria në drejtim të Izraelit.