İdris Okuducu
26 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
ERBIL (AA) - Ushtria iraniane ka goditur pjesën malore të qytetit Soran, i cili ndodhet në pjesën kurde në Veri të Irakut. Si pasojë, të paktën 5 civilë kanë humbur jetën nga të cilët 3 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA prefekti i Soran-it, Kırmanç İzzet, ka pohuar se pas goditjes me artileri të rëndë nga ushtria iraniane, të paktën 5 civilë kanë humbur jetën nga të cilët 3 prej tyre janë fëmijë.
Izzet ka theksuar se goditjet kanë filluar herët në mëngjes, ndërsa shumë hapësira bujqësore janë dëmtuar si pasojë e goditjeve.