Ahmet Dursun
08 Qershor 2022•Përditësim: 08 Qershor 2022
Irani njoftoi se si kundërpërgjigje ndaj projekt-rezolutës së paraqitur në Bordin Drejtues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), ka hequr dy kamera që përdoreshin nga Agjencia për vëzhgim në një kompleks bërthamor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga IAEA thuhet se që nga sot në një kompleks bërthamor janë hequr kamerat matëse të rrjedhës dhe monitori nëpërmjet internetit për pasurimin që i përkasin IAEA-së.
Më tej thuhet se aktivitetet e kamerave aktualisht janë jashtë Marrëveshjes për Mbikëqyrjen e Sigurisë mes IAEA-së dhe Iranit dhe se kamerat standarde të vëzhgimit që Agjencia përdor për vëzhgim në komplekset bërthamore do të vazhdojnë të funksionojnë.
Edhe pse nuk bëhet e ditur se për cilin kompleks bërthamor bëhet fjalë, Irani aktivitetet e tij për pasurimin e uraniumit i vazhdon në komplekset bërthamore në Natanz dhe Fordo.
Vendet evropiane të marrëveshjes bërthamore të Iranit, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja i paraqitën Bordit Ekzekutiv të IAEA-së një projekt rezolutë në të cilën përfshihen "shqetësimet lidhur me programin bërthamor të Iranit".