Bota

Irani: Ka shqetësime të përbashkëta për mundësinë e përhapjes së luftës në rajon

"Për shkak të agresionit të Izraelit ka shqetësime të përbashkëta për mundësinë e përhapjes së luftës në rajon. Vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të parandaluar daljen e situatës jashtë kontrollit", tha Araghchi

Ahmet Dursun  | 18.10.2024 - Përdıtësım : 18.10.2024
Irani: Ka shqetësime të përbashkëta për mundësinë e përhapjes së luftës në rajon

Teheran

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi tha se për shkak të agresionit të Izraelit ka shqetësime të përbashkëta për mundësinë e përhapjes së luftës në rajon dhe se përpjekjet diplomatike vazhdojnë për të parandaluar daljen e situatës jashtë kontrollit, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Araghchi dha deklaratë për mediat në Istanbul ku ndodhet për të marrë pjesë në Takimin e 3-të të Platformës së Bashkëpunimit Rajonal të Kaukazit Jugor.

"Takimi tregon vendosmërinë e vendeve të rajonit për të diskutuar mbi problemet e rajonit të Kaukazit dhe për të siguruar koordinim. Duhet të sigurojmë që problemet rajonale të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe që siguria rajonale dhe rregulli politik të sjellin për rajonin paqe dhe stabilitet", tha Araghchi.

Ministri iranian Araghchi foli edhe për agresivitetin e Izraelit në rajon. "Ka shqetësime të përbashkëta lidhur me çështjet si mundësia për përhapjen tashmë të luftës në rajon dhe për situatën e refugjatëve. Qëllimi i aktiviteteve diplomatike është përballja me këtë situatë, parandalimi i rritjes së tensioneve dhe vendosja e situatës nën kontroll", tha ai.

"Me Türkiyen kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të mira. Gjatë kësaj vizite do të takohem me presidentin e Türkiyes dhe ministrin e Jashtëm. Do të zhvillojmë konsultime për çështjet rajonale", tha shefi i diplomacisë iraniane.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın