Muhammet Kurşun
03 Tetor 2019•Përditësim: 04 Tetor 2019
Qeveria e Iranit për shkak të protestave në Irak ka mbyllur pikat kufitare Khosravi në rajonin Kermanshah dhe pikën kufitare Chazzabeh në rajonin Khuzestan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i Rojës Kufitare të Iranit, gjeneral birgade Qasem Rezaee, në një deklaratë në faqen e internetit të ushtrisë së gardës revulucionare ka njoftuar se pikat kufitare Khosravi dhe Chazzabeh janë mbyllur që nga mbrëmë për shkak të ngjarjeve në Bagdad dhe qytetet e tjera.
Rizai ka njoftuar gjithashtu se pikat kufitare do të hapen sërish pasi të ndalen ngjarjet dhe të vendoset siguria në Irak.
- Protestat në Irak
Në protestat antiqeveritare që vazhdojnë prej dy ditësh në Irak kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 112 të tjerë si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj protestave të cilat zhvillohen me arsyetimin kundër "korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimit publik".
Teksa vazhdon ndërhyrja e forcave të sigurisë ndaj protestave kundër qeverisë theksohet se në kryeqytetin Bagdad dhe në disa rajone janë ndërprerë qasjet në internet. Qeveria ka ndërprerë qasjen në rrjetet sociale si Twitter, Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka vënë në alarm të gjitha njësitë e saj për të mbrojtur institucionet publike dhe përfaqësitë diplomatike për shkak të protestave antiqeveritare.
Është raportuar se forcat e sigurisë kanë përdorur plumba të vërtetë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur brenda dhe përpara Asamblesë Rajonale Zikar.