Irani mohon të ketë marrë letër nga Trump për negociata bërthamore
Më herët, presidenti amerikan tha se i ka dërguar letër liderit suprem iranian duke bërë thirrje për negociata bërthamore

Teheran
TEHERAN/ISTANBUL (AA) - Ndryshe nga deklarata e presidentit amerikan Donald Trump se i ka dërguar një letër liderit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei duke bërë thirrje për negociata bërthamore, Irani thotë se nuk e ka marrë letrën deri më tani, transmeton Anadolu.
Sipas raportimeve të mediave iraniane, Misioni i Përhershëm i Iranit në OKB në New York i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratën e Trumpit se ai i ka dërguar një letër Khameneit, duke thënë se ata nuk kanë marrë një letër të tillë deri më tani.
Në një intervistë me Fox Business Network, Trump njoftoi se i ka dërguar një letër Khameneit, duke kërkuar që ata të negociojnë ose SHBA-ja do të hyjë ushtarakisht, gjë që do të ishte “gjë e tmerrshme”.
Khamenei kishte ndaluar negociatat me administratën Trump, të cilat ai i përshkroi si “të pabesueshme”.
Zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë presidentin Masoud Pezeshkian dhe ministrin e Jashtëm Abbas Aragchi, kanë deklaruar shpesh se nuk do të negociojnë me Shtetet e Bashkuara nën presion dhe kërcënime.
“Për sa kohë që politika e SHBA-së e presionit dhe kërcënimeve maksimale vazhdon, ne nuk do të hyjmë në negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në”, tha Aragchi në një intervistë sot në Xhide të Arabisë Saudite.