Murat Karadağ
23 Maj 2017•Përditësim: 23 Maj 2017
STAMBOLL (AA) - Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Muhammed Bakir Nevbaht, tha se sistemi i mbrojtjes raketore është një nga fushat e pandryshueshme politike të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton agjencia zyrtare iraniane e lajmeve (IRNA), Nevbaht në një bisedë me përfaqësuesit e mediave ka përsëritur se Irani nuk do të heq dorë nga programi raketor.
Duke potencuar se politika e mbrojtjes është nevojë e interesave kombëtare të Iranit, Nevbaht ka thënë se "Për këtë arsye, është mjaft e natyrshme që programi i mbrojtjes raketore të jetë një nga fushat e pandryshueshme të shtetit tonë".
Nevbaht ka rikujtuar se edhe nga buxheti i këtij viti kanë ndarë një pjesë për shpenzimet lidhur me programin e mbrojtjes raketore, duke shtuar se sistemi raketor nuk është pjesë e marrëveshjes bërthamore.
Ndryshe, për dallim nga mendimi se Irani duhet ndalojë programin raketor balisitk sipas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 me shtetet P5+1, Teherani zyrtar thekson se programi raketor zhvillohet për qëllime të mbrojtjes dhe nuk është pjesë e marrëveshjes bërthamore.
Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, gjatë fjalimit të tij në Samitin Amerikan-Arab dhe të Vendeve Islame në fundjavë, deklaroi se hapat e Iranit, me në krye projektin raketor balistik, janë shqetësuese.